Bashkia e Nju Jorkut feston Pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Bashkia e Nju Jorkut mbajti pasditen e së hënës në Dhomat e Këshillit një aktivitet të dedikuar për 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Mark Gjonaj, ish-anëtar i Këshillit dhe organizator, mbajti fjalën kryesore gjatë të cilës i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, partnerëve të saj dhe komunitetit ndërkombëtar që të ndërpresin menjëherë të gjitha veprimet e Serbisë që minojnë Kosovën dhe Ballkanin.

Në fjalën e ti ai tërhoqi vëmendjen për luftën për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe fuqinë e qëndresës.

“Në këtë 16-vjetor, na kujtohen pengesat dhe sfidat me të cilat është përballur Kosova për të dalë nga lufta si një vend i ri i themeluar në luftën e shqiptarëve për liri. Kjo është një pavarësi që nuk u fitua, por u pagua me dekada gjak, djersë dhe lot”, tha Gjonaj. Duke nënvizuar aktet e dhunshme të kryera nga serbët gjatë muajve të fundit si në të kaluarën, ai theksoi rëndësinë e “sjelljes së këtyre kriminelëve të luftës para drejtësisë”.

Si përfaqësuesja e SHBA-së e një distrikti të Kongresit me shumicë shqiptare, e ftuara speciale e ngjarjes, kongresmenia Alexandra Ocasio-Cortez bëri thirrje për t’i dhënë fund mosndëshkimit për dhunuesit serbë në mënyrë që ata të mbajnë përgjegjësi përpara ligjit, pasi ajo është një bashkë-hartuese e Rezolutës 36.

Një rezolutë për t’i dhënë fund mosndëshkimit të krimeve seksuale të pandëshkuara të serbëve gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë. Rezoluta ka marrë si shembull rastin e shtetases së Shteteve të Bashkuara dhe të mbijetuarës së krimeve seksuale të luftës Vasfije Krasniqi Goodman dhe të mbijetuarve të tjerë të dhunës seksuale dhe me bazë gjinore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme