Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, mori pjesë sot në mbledhjen komemorative të mbajtur për nder të komandantit Adem Haxhosaj, një prej figurave më të dalluara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ramosaj vlerësoi lart jetën dhe veprën e Haxhosajt, duke e quajtur atë “luftëtar të guximshëm dhe atdhetar të përkushtuar”.
Ai shprehu ngushëllime të sinqerta për familjen Haxhosaj dhe bashkëluftëtarët, duke e cilësuar jetën e komandantit si shembull të sakrificës dhe dashurisë për Atdheun.