Kandidati për kryetar të Deçanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bashkim Ramosaj ka vizituar QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, i cili është pritur nga drejtori dr.Selmon Berisha.
Ramosaj i ka ofruar mbështetje të pakursyer dr.Selmon Berisha dhe gjithë stafit shëndetësor, duke i furnizuar me pajisje mjekësore.
Megjithatë, ai tha se prioritet kryesor është punësimi i të gjithë mjekëve të rinj.
Postimi i plotë:
Shëndetësia ka qenë, është, dhe do të mbetet prioritet i imi si kryetar dhe i komunës që drejtojë!Sot me kënaqësi vizitova QKMF-në “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, dhe isha shumë i nderuar me mikpritjen nga drejtori dr.Selmon Berisha me gjithë stafin e mrekullueshëm që ka ky institucion!Mbi të gjitha u ndjeva tepër i lumtur me punën dhe përkushtimin e personelit shëndetësor, në kujdes dhe trajtim dinjitoz të qytetarëve që kërkojnë ndihmë shëndetësore!Po ashtu jam i lumtur që gjatë qeverisjes katër vjeçare, ju kam ofruar mbështetje të pakursyer për ta rritur standardin e kujdesit shëndetsorë, në investimet e mëdha në kuadër të këtij institucioni, ku sot ka emergjencës të re e shumë modernë, me të gjitha paisjet mjeksore, laboratore e rengene të rinjë e modernë, autoambulanca të reja, renovim dhe funksionalizim të të gjitha reparteve dhe ambulamcave në qendrat tjera, punësim i gjithë mjekëve të rinjë, dhe rikthim në punë i të gjithë mjekëve të pensionuar, dhe nuk kemi me u ndal!
#PërDeçaninSkaMeUndal.#AAK121
BR