Bashkimi Evropian dërgon dy miliardë euro në Ukrainë

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Ukraina mori sot dy miliardë euro fonde mbështetëse nga Bashkimi Evropian, kësti i parë i një pakete prej pesë miliardë eurosh.

Dhurimi u bë në vazhdën e luftës me Rusinë, e cila shpërtheu në shkurt dhe nuk tregon asnjë shenjë të ngadalësimit.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal e përshëndeti mbështetjen e dorëzuar ga Bashkimi Evropian.

“Burimet shtesë financiare do të ndihmojnë në mbulimin e shpenzimeve urgjente buxhetore, veçanërisht për sferën sociale dhe humanitare”, ka thënë Shmyhal.

Granatimet goditën përsëri Kievin të hënën, me sulme të raportuara gjithashtu në Kharkiv, Dnipro, Mykolaiv dhe Zhytomyr.

Të ngjashme