Bashkimi Evropian do t’i caktoj tarifa në importet e mallrave nga Shtetet e Bashkuar atë Amerikës në vlerë prej 4 miliardë dollarë për shkak të subvencioneve të prodhuesve të aeroplanëve Boeing.
Kështu i kanë bërë me dije diplomatët e BE’së në Bruksel agjencisë së lajmeve Reuters.
Agjencia njofton se shumica e shteteve anëtare e kanë mbështetur caktimin e tarifave, që do të bëhet e ditur të hënën pas takimit të ministrave të tregtisë së shteteve të bllokut evropian.
Kontesti mes SHBA-së dhe BE’së ka nisur qe 16 vite, e presidenti amerikan Donald Trump, edhe nëse humb në zgjedhje mbetet në krye të shtetit deri me 20 janar, dhe ka shumë mundësi të rrisë taksat në importet nga BE’ja, të caktuara në konfliktin e njejtë me subvencionet e BE’së për kompaninë europiane Airbus.
Përfaqësuesi tregtar i SHBA-së në Organizatën Botërore të Tregtisë, Robert Lightizer, kishte tërhequr vërejtjen muajin e kaluar se vendosja e tarifave nga BE’ja do të detyrojë “SHBA-në të përgjigjet”, ndërsa presidenti amerikan Trump kishte kërcënuar se do të godiste “më fort”.
Disa analistë mendojnë se fitorja e kandidatit demokrat Joe Biden do të mund të përshpejtoj tejkalimin e dallimeve mes dy palëve.