Bashkimi Evropian zbulon planin për lehtësimin e krizës së gazit në Evropë

Prishtinë | 13 Tet 2021 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Komisioni Evropian ka njoftuar një mori masash për të lehtësuar një rritje të çmimit të energjisë në të gjithë Evropën.

Miratimi i shkurtimeve të taksave dhe blerja e përbashkët e karburantit nga anëtarët e BE-së ishin ndër propozimet e paraqitura.

Çmimet e energjisë kanë arritur nivele rekord për arsye të ndryshme, duke përfshirë kërkesën e lartë për gaz natyror, derisa ekonomitë shërohen nga pandemia, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv

Komisioni Evropian ka qenë nën presion për të vepruar në drejtim të krizës së çmimeve.

Çmimi me shumicë i gazit është rritur me 250 përqind që nga janari, duke shkaktuar një rritje të kostove për konsumatorët dhe bizneset.

Shefja e energjisë e Komisionit, Kadri Simson, tha të mërkurën se ekzekutivi i Bashkimit Evropian po iu përgjigjet thirrjeve për veprim duke zbuluar një “kuti veglash të çmimeve të energjisë”.

Të ngjashme