Basketboll, Kosova U-20 mposht Maqedoninë

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 22:19 | Nga

Përfaqësuesja U-20 e Kosovës, arriti ta mposht në sekondat e fundit Maqedoninë, me shënimin e Valon Bunjakut, 66:64.

Maqedonasit gjatë pjesës së parë ishin në epërsi prej dhjetë pikëve, derisa me mbrojtje të mirë dhe me sulme efektive, djelmoshat e trajnerit Jeton Nixha, e ulën epërsinë deri në gjashtë pikë dhe e përfunduan pjesën e parë me rezultat 41:35 në disavantazh.

Në pjesën e dytë Kosova nisi furishëm lojën, dhe e dominoi tërë çerekun e tretë ku kaluan në epërsi derisa mbrojta e fortë e Kosovës, bëri që maqedonasit pikët e para të shënonin në tre minuta para përfundimit të çerekut të tretë, kurse rezultati në fund ishte 51:50 për Kosovën.

Në çerekun e fundit tempoja e lojës nuk ishte në nivel të lartë, por krejt në fund të ndeshjes, depërtimi i Bunjakut sjelli fitoren e rëndësishme të Kosovës.

Te Kosova U20, më i miri ishte padyshim Valon Bunjaku i cili realizoi 18 pikë, 8 kërcime dhe 5 asistime, derisa u ndihmua edhe nga Muhamedali Janjeva me 12 pikë të tjera, këta të dy ishin të vetmit me pikë dyshifrore.

Kosova tani është në garë për vend të nëntë në europë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme