Basri Sejdiu hiqet nga lista e kandidatëve për drejtor të ShKUK-së

Prishtinë | 17 Maj 2023 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar Basri Sejdiu, ka qenë në listën e ngushtë të kandidatëve për ta drejtuar këtë institucion.

Por, emri i tij është hequr nga lista.

“Është një organizatë britanike që monitoron këtë proces. Besoj se edhe për ta do të jetë shqetësim”, tha ai për Klankosova.tv

Ai theksoi se kishte shprehur dëshirën që me punën e tij të kontribuonte në shëndetësi.

“Dikujt ndoshta edhe i pengon kjo gjë dhe më kanë hequr nga lista”, theksoi ai.

Ish numri një i ShSKUK-së tha se nuk sheh ndonjë arsye për largimin e tij nga lista.

“Një komision disiplinor më pati dënuar që si sinjalizues kam kërkuar që të hiqen listat e pritjes në Kardiologjinë Invazive, u pata prononcuar në media. Por, kam pasur dënim me pagë dhe nuk mund të shfrytëzohet si pretekst që të më eliminojnë nga gara”.

“Ai komision ka qenë i denoncuar për falsifikim të procesverbalit dhe është në trajtim nga organet e rendit”, theksoi ai.

Të ngjashme