Hetuesit e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), të asistuar nga Policia e Kosovës, kanë kryer një aksion kontrolli në një klinikë private për transplantimin e flokëve në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
“Vatan Med” është klinikë private e mjekësisë, e cila funksion qe disa vite në qendër të Prishtinës.
Një person nga ordinanca tha për Ekonomia Onlin se kjo “nuk është bastisje, por një kontroll rutinor”.
Por Administrata Tatimore e Kosovës ka konfirmuar aksionin e hetuesve tatimorë në klinikën për transplantimin e flokëve, “Vatan Med” Sh.P.K.
Zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi, tha për Ekonomia Online se dy aksione të hetuesve tatimorë kanë filluar sot në orën 09:00.
“Aksioni ka nisur rreth orës 09:00 sot në qendër të Prishtinës në dy lokacione të ndara”, tha ajo.
Megjithatë, pa përfunduar aksioni hetuesve tatimorë, ajo ka thënë se nuk mund të zbulojë informata të tjera rreth operacionit.
“Mirëpo nuk mund t’ju japim informata deri në përfundim sepse mund të ndikojë në proces të aksionit”, shtoi ajo.