Bastiset “Sportska Kladionica” e palicencuar në Ranillug

Ranillug | 21 Sht 2016 | 13:15 | Nga

Dogana e Kosovës ka arritur që të kapë aparate për lojëra fati në Ranillug.

Doganierët kanë kryer kontrolle në komunën e Ranillugut ku është dyshuar se gjendet një bastore sportive e palicencuar, e cila ka potencialisht edhe aparate për lojëra të fatit.

Njësitet e antikontrabadës, së bashku me policinë, kanë lokalizuar objektin si dhe kanë bastisur lokali “Sportska Kladionica”, i cili po operonte pa licencë në qendrën e fshatit Ranillug.

Si rezultat i aksionit janë konfiskuar:
Shtatë aparate të lojërave të fatit të markave “Shark” dhe”Blue Shark”,
Një aparat “Keno” me printer dhe një shtëpizë kompjuteri.

Të gjithë aparatet e lojërave të fatit të lartcekura nuk kanë pasur numra serikë dhe i janë nënshtruar konfiskimit. Personat përgjegjës janë gjobitur, kurse rasti ka vazhduar për procedure kundërvajtëse.

Ranillugu është komunë e formuar vitet e fundit, e banuar me popullatë shumicë serbe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme