Hetues nga Departamenti i Krimeve Ekonomike nga Policia e Kosovës, po bastisin zyrat e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).
Cështja ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime për tenderin e një remonti të kaldajës në bllokun A5 të termocentralit “Kosova A”.
Ata kanë kontaktuar me KEK-un, por të njëjtit kanë thënë se nuk e kanë asnjë informacion deri në këtë moment.
Po ashtu, Policia e Kosovës thotë se janë në pritje të informacioneve.