Art Hasani, djali i Nait Hasanit, dyshohet se është në mesin e të arrestuarve në aksionin e gjerë të Prokurorisë Themelore në Prizren kundër keqpërdorimit të votave.
Hasani është ndaluar të premten me urdhër të Prokurorisë, raporton Sinjali bazuar në burime brenda Prokurorisë.
Sipas raportimeve djali i ish-deputetit dyshohet se ka ushtruar funksionin e komisionerit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit.