Bastisjet në pronat e Radojiçiqi, reagon Lista Serbe: EULEX-i qëndronte larg absolutisht e painteresuar, KFOR-i nuk duk u fare

Prishtinë | 29 Sht 2023 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Pas bastisjes në disa lokacione në veri të Kosovës – konkretisht në pronat e kriminelit famëkeq, tash edhe udhëheqës i një formacioni paramilitar terrorist, Milan Radojçiq – ka reaguar edhe Lista Serbe me një shkrim thellësisht propagandistik dhe viktimizues, e ku madje qortoi ashpër edhe Misionin Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX) për “mosndërhyrje” si dhe Misionit Paqembajtës të NATO’s, KFOR-in, për mosprezencë.

“Duhet theksuar se anëtarët e EULEX-it i kanë ndjekur të gjitha këto pushtime brutale nga një distancë prej më shumë se një duzinë metrash, absolutisht të painteresuar për të parandaluar ngacmimet e popullit serb apo për t’u përfshirë aktivisht dhe për të parandaluar veprimtarinë ilegale të ndjekësve të Kurtit”, ka shkruar Lista Serbe.

“Pjesëtarët e KFOR-it nuk dukeshin gjëkundi kësaj sjelljeje të pacivilizuar”, ka shkruar mes tjerash Lista Serbe.

Të ngjashme