Baton Haxhiu tregon a është ftuar nga Specialja, e quan Milaim Zekën të çmendur

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, një shkrim sot ka thënë se gazetari Baton Haxhiu është ftuar nga Gjykata Speciale.

Sipas tij Haxhiu u ftua për shkak të publikimit të dosjeve të UNMIK-ut për vrasjet e pas luftës.

Por gazetari dhe analisti, Baton Haxhiu, ka mohuar të ketë marrë ndonjë ftesë nga Gjykata Speciale dhe i njëjti shtoi se nuk merret me “të çmendur”, duke iu referuar kështu Milaim Zekës.

“Nuk merrna me të çmendur unë, skam nevojë të deklarohem asgjë… Nuk merrem me të çmendur unë, nuk merrem me të çmendur. E para s’kam shkru unë asnjë shkrim, besoj këtë e shihni në shkrim i shihni edhe emrat kush ka shkru. E dyta me të çmendur që i kanë ikur vetës e veprës s’kam çka merrem me ta”, tha Baton Haxhiu për lajmi.net.

I pyetur nëse mori ndonjë ftesë, apo publikimi i Zekës s’ka të bëjë aspak me të, Haxhiu tha se askush s’i ka dërguar ftesë dhe s’është marrë fare me atë punë.

“Të thash s’ka askush me më dërgu ftesë se unë skam bërë shkrim as nuk jam marr me atë punë”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme