Pas konfirmimit të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, publicisti Baton Haxhiu ka folur për kontributin e tyre të madh gjatë luftës.
Haxhiu ka treguar një rast të viti 1998, ku siç thotë ai, Veseli ka kërcyer nga aeroplani për të ardhur dhe për të luftuar në Kosovë.
Kjo pasi siç rrëfen Haxhiu aeroplani nuk kishte mundur të aterojë në aeroportin e Rinasit për shkak të motit të ligë.
“Po ju jap një rrëfim të vogël të rëndësisë së veçantë për Veselin. Një njeri që nuk ia gjen shoqin për idealizmin e tij. Po ju jap një rrëfim veç me e pa njerëzit se kush ka shku në burg.
Ka qenë në Paris në vitin 1998 dhe është dashur të kthehet për shkak të një pune, dhe është nisur me aeroplan për të ateruar në aeroportin e Rinasit, dhe për shkak të motit të keq, po flasim për një aeroplan ushtarak, aeroplani nuk ka mund të zbresë në aeroportin e Rinasit, Kadri Veseli bashkë me shokun e tij ka kërcyer nga aeroplani për të ardhur në Kosovë për shkak se kishte për të luftuar”, shprehet ndër të tjera Haxhiu në videon që mund ta ndiqni më poshtë.