Batoni tha se Ramushi e solli Albinin në pushtet, Smajl Latifi: E pengon rritja e AAK-së

Prishtinë | 15 Kor 2022 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Gazetari i njohur Baton Haxhiu, mbrëmë në Pressing të televizonit 7, ka deklaruar se ‘Ramush Haradinaj është fajtori kryesor që sot Albin Kurti është në pushtet’. Për këtë, i ashpër ndaj gazetarit Haxhiu tregohet kryetari i Rahovecit, njëherit anëtar i Kryesisë së AAK-së, z.Smajl Latifi.

Në një reagim dërguar mediave, Latifi thotë se ‘Baton Haxhiun e pengon rritja e Aleancës’.

Ja reagimi i plotë i z.Latifi:

Baton Haxhiut i paska gufuar hidhërimi për Aleancën dhe Ramush Haradinajn, sepse ia kanë dekonspiruar dhe ia kanë ndalur projektin për ndarjen e Kosovës, e tash bëhet sikur i ditur për të treguar se sa e gatshme qenka Aleanca për koalicion me pushtetin!

S’ka faj i shkreti, sepse gjithmonë ka qenë megafon i të gjitha pushteteve, prej ngado që kanë ardhur ato.

E qartë, e pengon rritja e Aleancës, prandaj mundohet ta godasë atë edhe me gënjeshtra, një zanat që ai e ka mësuar mirë.

Mirëpo, për këtë e batona të tjerë, tash për tash, Aleanca është e vetmja opozitë e zëshme e këtij pushteti dhe këtë e kemi bërë e vazhdojmë ta bëjmë për çështje parimore e interesa të vendit, e jo për kalkulime e interesa të askujt.

Të ngjashme