“Batwoman” e Ruby Roses bëhet superheroina e parë homoseksuale

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

“Batwoman” e Ruby Roses ka hyrë në histori të dielën në episodin e serisë The CW duke e zbuluar veten si superheroinën e parë të hapur homoseksuale.

Ish-modelistja tani aktorja, e cila e identifikohet si lezbike dhe me gjini të ndryshueshme (gender fluid), është aktorja e parë lezbike me rol kryesor të superheroinës në TV, ndërsa seriali bëri avancime të mëtejshme duke zbuluar se edhe vetë Batwoman gjithashtu identifikohet si homoseksuale.

Në episodin “How Queer Everything Is Today!”, superheroina doli në një intervistë me revistën fiktive “Catco”, pasi që një hackere e kërcënoi atë se do t’i ekspozonte sekretet e Batwoman, shkruan KOHA Ditore. Autori i krimit zbulohet se është një vajzë e shkollës së mesme, ish-e dashura e së cilës ia zbuloi afinitetin e saj seksual prindërve të saj mosmbështetës.

Image

Batwoman më pas mëson ta pranojë se kush është me të vërtetë, dhe të dalë publikisht me afinitetin e saj – një hap ky me të cilin showrunnerja Caroline Dries këmbënguli se rrjeti nuk kishte fare problem.

“Në thelb ajo që ndodh është në fillim të sezonit, ku hyni në studio dhe rrjet dhe thoni: “Këndej do të vazhdojmë me sezonin”, tha ajo për “Hollywood Reporter”.

“Me kohë Kate do ta kuptojë që ajo është po aq e rehatshme dhe e shprehur seksualisht si edhe Kate dhe më pas ajo e vendos kostumin dhe e fsheh një pjesë të madhe të asaj që është, kur në të vërtetë mund të bënte mirë nëse do të ishte e sinqertë për atë se kush është Batwoman nën kostum”, tha ajo, duke shtuar:” Ajo do ta zbulojë afinitetin e saj seksual dhe kjo do të ketë pasoja”.

Rose më parë i kritikoi kritikët për angazhimin e saj, duke thënë për revistën Glamour se “Ka shumë seriale për meshkujt e vjetër të bardhë.”

https://www.youtube.com/watch?v=zxHN53nDVvY&feature=emb_title
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme