Bayern Munich është i interesuar të nënshkruajë me gardianin e Barcelona, Marc-Andre ter Stegen, gjatë afatit kalimtar të verës.
Skuadra kampione e Bundesliga është e shqetësuar për shëndetin e Manuel Neuer, që ka munguar gjatë shumicës së këtij edicioni.
Bavarezët janë të interesuar ta blejnë portierin gjerman të katalunasve, meqë nuk e dinë në çfarë forme do të kthehet, pas lëndimit të gjatë, Manuel Neuer.
Dhe Bayern shpreson se oferta prej 100 milionë eurosh do ta bindë gjigantin spanjoll ta shesë gjermanin 25-vjeçar.