Bayern Munich ka shfaqur interesim për ta emëruar Julian Nagelsmannin si trajner të ri të skuadrës, por RB Leipzig po ia kërkon një shumë rekorde botërore prej 30 milionë eurove për ta liruar atë, sipas Goal dhe Spox.
Hansi Flick ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të Bayernit në verë, dhe këtë e konfirmoi ditë më parë në një intervistë.
Bayerni synon ta zëvendësojë atë me trajnerin e ri të Leipzig.
Shumë prej 30 milionë eurove do të ishte më e larta në histori për një trajner.
Megjithëse vetëm 33 vjeç, Nagelsmann i ka pesë vjet si trajner i Bundesligë, pasi fillimisht e udhëhoqi Hoffenheimin.
Në moshën 28-vjeçare, ai ishte trajneri më i ri në historinë e Bundesligës dhe udhëhoqi skuadrën nga një vend në zonën e rënies nga liga, në një vend në zonën e Ligës së Kampionëve.
Pas tri vjetëve, ai e mori drejtimin e Leipzig dhe u dërgoi atë në gjysmëfinale të Ligë së Kampionëve në sezonin 2019/20, ku u mposht nga Paris Saint-Germain.