Klopp paralajmëron Bayernin

Prishtinë | 17 Dhj 2018 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Liverpooli do të luaj kundër Bayern Munchen në ndeshjen e xhiros së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Trajneri i Reds, Jurgen Klopp ka komentuar për kundërshtarin e tyre, që dikur ishin rival në Bundesligë.

“Vështirë. Short i mirë. Ishte e qartë se do të ishte e vështirë dhe ata janë padyshim një skuadër e madhe. Për mua është mirë, duke shkuar në Gjermani. Por ky është vetëm shorti. Pra, tani kemi kohë për të përgatitur lojën, shumë kohë, padyshim, dhe shpresojmë që të gjithë lojtarët tanë të jenë në dispozicion atëherë. Do të jetë një ndeshje e vështirë, interesante, dhe unë jam duke pritur për të”, ka thënë Jurgen Klopp për faqen zyrtare të klubit.

“Une nuk e di. Ky është një Bayern ndryshe nga ai që kam luajtur dikur. Të gjithë e dimë stadiumin, atmosfera do të jetë e mrekullueshme. Është një udhëtim me të vërtetë i këndshëm për të gjithë mbështetësit tanë, është një qytet i mrekullueshëm, kështu që gjithçka është mirë. Fluturimi nuk është shumë i gjatë dhe natyrisht që dimë më shumë për futbollin gjerman sesa për çdo ligë tjetër, kjo është e vërtetë, por kjo nuk bën një ndryshim të madh, masiv. Në fund, djemtë duhet ta vendosin atë në fushë. Le t’i japim një provë”, vazhdoi Klopp.

Jurgen Klopp është trajneri i fudnit që ka arritur të fitoj Bundesligën kundrejt Bayrn Munchen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme