Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Bayern Munich do të përballet me Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ndeshjen e parë Bayerni e zhvillon në shtëpi, kurse atë të kthimit në udhëtim, në “Santiago Bernabeu”.
Sfida tjetër do të jetë mes Liverpoolit dhe Romës. Liverpooli sfidën e kthimit e zhvillon në udhëtim.
Ndeshjet e para do të zhvillohen me 24 e 25 prill, ndërsa ato të kthimit me 1 dhe 2 maj.