Bayerni i dëgjon ofertat për Sulen

Prishtinë | 03 Qer 2021 | 17:02 | Nga Ekonomia Online

Gjiganti bavarez është i gatshëm ta shesë qendërmbrojtësin Niklas Sule, për të cilin së fundmi interesim ka shfaqur kampioni i ri i Evropës, Chelsea

Bayern Munichu duket se nuk llogarit më në shërbimet e Niklas Sules. Në fakt, gjiganti bavarez ka hequr dorë nga qendërmbrojtësi gjerman, të cilin po planifikon ta shesë gjatë verës që vjen. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi gjerman “Sport Bild”.

Kampioni gjerman është i hapur për t’i dëgjuar ofertat për kartonin e 25 vjeçarit. Deri tash, interesim për përfaqësuesin gjerman ka shfaqur kampioni i ri i Evropës, Chelsea. Trajneri gjerman, Thomas Tuchel do ta priste krahëhapur bashkëkombësin e tij në “Stamford Bridge”.

Sule është duke i kaluar 12 muajt e fundit të kontratës së tij aktuale në “Allianz Arena”. Sigurisht, Bayerni nuk e ka ndërmend t’ia zgjasë atë përderisa po mendon ta shesë këtë verë për të mos e humbur pa para verën tjetër.

Të ngjashme