Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayerni Munichu ka bërë gati ofertën për shërbimet e mesfushorit të Borussia Moenchengladbachut, Florian Neuhaus.
“Sport Bild” ka shkruar të mërkurën se Bayerni i ka ofruar 40 milionë euro dëmshpërblim për transferimin e 23-vjeçarit, gjatë afatit kalimtar të verës. Neuhaus po shihet si përforcim ideal për mesfushën te Bayerni pas paraqitjeve të mira këtë edicion me Gladbachun. Ai ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime në 22 ndeshje për Gladbachun në të gjitha garat. Neuhaus ka kontratë me Gladbachun deri në vitin 2024 kurse ka edhe tri paraqitje e një gol me Përfaqësuesen e Gjermanisë.