Bayerni mposht Leverkusenin

Prishtinë | 26 Nën 2016 | 20:53 | Nga

Bayerni i Munichut e ka mposhtur ekipin e Leverkusenit.

Skuadra e Bayern Munichut ka shënuar fitore ndaj ekipit të Bayer Leverkusenit me rezultat 2:1.

Bayerni i Munichut shënoi golin e parë dhe të epërsisë në minutën e 30-të të takimit përmes golit të Thiago Alcantara-s.

Pesë minuta më vonë, në minutën e 35-të, skuadra mysafire shënoi për të barazuar rezultatin përmes lojtarit turk,  Hakan Calhanoglu, shkruan rtv21.tv

Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.

Ndërsa, në 16 minutat e para të pjesës së dytë, përsëri shënoi Bayern Munichu, i cili edhe kaloi në epërsi përmes golit të Mats Hummels-it, në minutën e 36-të.

Me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja, ku fitues doli Bayern Munichu.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme