Bayern Munichu po kërkon të përforcohet në fazën e mbrojtjes. Në listën e dëshirave të klubit “bavarez” është mbrojtësi i Leipzigut, Dayot Upamecano.
Mbrojtësi francez ka shkëlqyer këtë edicion duke tërhequr vëmendjen e skuadrave të njohura evropiane. Interesimin për Upamecanon e ka bërë të ditur edhe kryetari i Bordit të Drejtorëve të Bayernit, Karl- Heinz Rummenigge.
“Ai është një lojtar që na intereson. Është herët të flasësh pasi ai është lojtar i Leipzigut, mirëpo ai ka një klauzolë”, u shpreh Rummenigge.
22-vjeçari ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2023. Ai ka një klauzolë lirimi prej 45 milionë eurosh. Për mbrojtësin francez në garë janë edhe skuadra si Liverpooli, Manchester United dhe Chelsea.