Bayern Munichu është nikoqir i Viktoria Plzenit në Allianz Arena, ku zhvillohet ndeshja e raundit të tretë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.
Bavarezët janë liderë në të ashtuquajturin ‘grupi i vdekjes’ – Grupin C, pasi kanë fituar edhe ndaj Interit edhe ndaj Barcelonës dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm.
Plzeni i ka humbur dy sfidat e para nga Blaugranët dhe Nerazzurrët, ndërsa do ta ketë akoma më të vështirë përballë skuadrës gjermane.
Trajnerët Julian Nagelsmann dhe Michal Bilek i kanë zgjedhur lojtarët që do të luajnë nga fillimi.