BB: Rritja ekonomike e “ushqyer” nga remitencat nuk e zvogëlon papunësinë

Prishtinë | 24 Tet 2017 | 10:03 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bankës Botërore (BB) në Kosovë ka organizuar tryezën me temën “Vendet e punës dhe pengesat për krijim të punësimit në Kosovë”.

Fillimisht janë prezantuar e raportit të Bankës Botërore “Diagnostifikimi i Vendeve të Punës në Kosovë”, raporton Ekonomia Online.

Marco Mantovanelli, shefi i BB-së në Kosovë, tha në Kosovë ka pasur rritje ekonomike, por që nuk ka ndikuar në rritjen e vendeve të punës në mënyrë të dëshirueshme.

Rrija ekonomike e “ushqyer”, sipas tij është ushqyer nga remitencat e nuk është e qëndrueshme e afat gjate, raporton EO. Mantovanelli tha se BB dëshiron të shoh investime.

“Ekonomia e Kosovës ka pasur rritje mbi atë të vendeve Ballkanike e cila ka krijuar vende të punës por jo në nivel të dëshirueshëm. BB beson se rritja ekonomike e cila është e ushqyer nga remitencat nuk është e qëndrueshme në afat të gjatë dhe ne duam të shohim investime”.

“Janë tri aspekte që ne i kemi identifikua, nga aspekti i mjedisit të biznesit është një përputhje e dobët e shkathtësive të tregut të punës, barrierat për të hyrë në treg dhe më së shumti preken të rinjtë dhe gratë”, tha ai.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram, Hasani tha se sa i përket krijimit të vendeve të punës ende mbesim me sfida të konsiderueshme në këtë aspekt.

Sipas tij, harmonizimi i programeve të arsimit profesional sipas kërkesave të tregut të punës është thelbësore.

“MTI është duke i kushtuar vëmendje të veçantë aktivitetet që ndërlidhen me mjedisin e biznesit mbështetjen e konkurruseshmërisë në mënyrë që të ulet deficit tregtar dhe krijimi i vendeve të punës. Ne presim që këtë vit të ulemi në nivel botëror në nivel botëror. MTI me përkrahje të donatorëve ka bërë përpjekje që të fokusohet në sektorin që mund të eksportojnë por ende mbesin sfida të konsiderueshme.

“Gjashtë sektorët potencial raportojnë një gamë të gjerë të mungesës së shkathtësive të punëtorëve të tyre. Të rinjtë duhet të kenë mundësi të përfitojnë shkathtësi përmes programeve në tregun e punës. Harmonizimi i programeve të arsimit profesional sipas kërkesave të tregut është thelbësore për të kryer translacioni e të rinjve nga shkolla në punësim. Ne në vazhdimësi po e përkrahim sektorin privat veçanërisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Ne kemi programin inter-ship biznes përmes të cilit arrihet qëllimi i trefishtë transferimi i njohurive moderne nga studentët tek ndërmarrjet dhe anasjelltas”.

Monica Robayo, nga Banka Botërore, e cila merret me analizën e varfërinë dhe çështjet e tregut bëri   prezantimin e programin.

“Pyetja kryesore ishte a po krijohen vende të mira të punës dhe njerëzit a po janë në gjendje ti kapin ato. Pyetja tjetër ishte mospërputhjet në tregun e punës. Kosova ka përqindje shumë të ulët dhe pjesëmarrja e grave është shumë e ulët ku dallimi në mes të burrave është shumë shumë i madh 30 për qind më i madhi në Ballkanin Perëndimor.

“Papunësia e të rinjve është dy herë më e lartë se papunësia e përgjithshme dhe kjo është një faktor që ndikon në migracion dhe është me rëndësi se Kosova e ka edhe potencialin e madhe për fuqi punëtore të moshës së re. Përveç papunësisë së lartë është edhe tranzicioni nga papunësimi në punësim dhe faza e papunësisë është shumë e gjatë sepse gati 60 për qind e njerëzve të papunë kanë thënë se janë të pa punë me mbi 12 muaj”.

Të ngjashme