BBC ka bërë një artikull special për rritjen e futbollit të Kosovës si dhe për njeriun (Fadil Vokrri) që ka luftuar më së shumti për këtë e të cilin e ka cilësua si një mrekulli.
Krejt çfarë dëgjohej atë ditë ishte fjala “mrekulli”. Mijëra njerëz kishin mbushur rrugët e Prishtinës që zhurmonin mes kureshtjes, frikës, garës dhe shpresës.
Ishte shtatori i vitit 2016 kur Kosova po e luante lojën e parë ndërkombëtare si shtet.
Por tri vite më pas, mrekullia ka marrë një formë tjetër.
Shteti i ri i Ballkanit Perëndimor arriti që ta mposhtë Republikën Ceke me rezultat të rëndësishëm 2-1. Ky është suksesi më i mirë i deritanishëm.
15 lojë, asnjë humbje. Ky po konsiderohet sukses i madh për një shtet të vogël.
Kosova ka një shans të mirë të prek Euro 2010, dhe përballja e radhës është kundër Anglisë, që do të mbahet të enjten.
Vendi prej 1.8 milion banorëve kishte provuar për 8 vite që të pranohej në FIFA dhe UEFA, por ketë e arriti vetëm në 2016-tën. Ky proces nisi qysh në 2008-ën, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga Serbia.
Se një vend i vogël dhe i vuajtur në zemër të Ballkanit do të shkëlqejë kaq shumë në fushë, nuk e kishte menduar askush, përveç një njeriu.
Për ta kuptuar origjinën dhe shpirtin e këtij ekipi special duhet ta njihni edhe Fadil Vokrrin.
Ai ishte faktoi kyç i njohjes së futbollit të Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Pasi u shua vitin e kaluar në moshën 57-vjeçare, stadiumi kombëtar u emërua “Fadil Vokrri” në nder të tij.
Si e shumë të tjerëve, jeta e Vokrrit mori formë nga lufta që tërbohej në këtë rajon, 20 vjet më parë. Nga cikli i hidhur i tensioneve mes dy vendeve, askush nuk donte t’i hidhte sytë nga talentet e rinj. Por Fadil Vokrri besonte shumë në atë që shihte. Ai asnjëherë nuk kishte përdorur deklarata politike e as nacionaliste për të argumentuar pse Kosova duhet t’i bashkëngjitej futbollit ndërkombëtar.
Ai punoi me pasion duke shfrytëzuar njohuritë e tij si ish një ndër yjet e viteve ’70-’80. Ai ishte pa diskutim më i miri prej lojtarëve të ish-Jugosllavisë, dhe më pas të Turqisë, ku Fenerbaçja e famshme e Stambollit ende ruan kujtimet e tij në fushat e klubit.
Vokrri shfrytëzoi edhe njohuritë që kishte pasur si trajner në Francë dhe vende të tjera në Evropë, dhe kanalizoi durimin me përpjekje për të hyrë në skenë vrullshëm. Tani, ekipi i kombëtares është plot me djem të rinj të rritur jashtë Kosovës, por që flasin shqip mes vete dhe anglisht me trajnerin e zviceran.
Të përzgjedhur dhe kombinuar me kujdes, me mbështetjen e “çmendur” në ulëset e tifozëve, disa prej tyre betohen se janë në gjendje ta lënë shpirtin në fushë. Kosovën e pret një ndeshje e madhe me Anglinë, dhe fitorja do të ishte diçka që do zinte faqet e para të gazetave sportive.
Nga një vend ku futbolli luhej në baltën e kuqe, në një vend që shkëlqen me të rinj që i japin shpresë dashamirëve të sportit.
Futbolli për vendin po shihet si “parajsa e sigurt” për t’u ikur halleve që janë tipike të një vendi që përpiqet të qëndron në këmbë pavarësisht rrëzimeve.