“BBC”: Kosova goditi Serbinë me vendimin për rritje të taksës

Prishtinë | 22 Nën 2018 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

“BBC” e “Reuters” kanë raportuar për vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës ndaj mallrave serbe nga 10 në 100 për qind.

Mediat kryesore ndërkombëtare kanë përcjell lajmin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për rritje të taksës ndaj mallrave serbe nga 10 në 100 për qind.

“BBC” e ka përshkruar vendimin si “goditje e Kosovës ndaj Serbisë”.

Kurse, agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se vendimi i Qeverisë u kërkua gjithashtu të ndalohet hyrja e ndonjë malli që nuk e ka adresuar Kosovën me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës, të cilën Serbia dhe Bosnja nuk e njohin.

Edhe mediat e huaja amerikane, britanike, franceze dhe të tjera kanë shkruar për këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme