Më 24 mars të vitit 1999, SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë filluan bombardimet mbi Serbinë duke i dhënë kështu fund luftës në Kosovë.
Kështu e nis shkrimin gjiganti britanik, BBC, ku thekson se për shumë shqiptarë dhe serbë të Kosovës, konflikti nuk është zgjidhur kurrë, njofton Klan Kosova.
Korrespodentët e BBC-së, Albana Kasapi dhe Dejan Anastasijeviç kishin raportuar për luftën dhe pasojat e saj.
BBC përmes videos që mund ta shikoni më poshtë risjell rrëfime nga ta për kohën kur kanë raportuar derisa po ndodhte lufta në Kosovë.