BBC publikon pagat, femrat paguhen më pak

Prishtinë | 20 Kor 2017 | 12:14 | Nga

Rrjeti prestigjioz britanik BBC ka bërë publike për herë të parë pagat e punonjësve të saj.

Por, ky veprim ka shkaktuar replika të mëdha, për shkak të diferencës gjinore me të cilën “BBC” trajton punonjësit. Kështu, një drejtues mashkull paguhet disa herë më shumë se sa një drejtuese femër, fenomen që në fakt diskutohet prej kohësh botërisht.

Sipas të dhënave, media britanike paguan më shumë prezantuesin e radios dhe të televizionit Chris Evans, me 2.25 milionë pandë. Ndërsa kolegia e tij dhe femra më e paguar në këtë kompani, Claudia Winkleman merr më pak se 0.5 milionë paundë.

Të sulmuar për diferencën e madhe, drejtori i përgjithshëm i BBC, Tony Hall, ka thënë se po punojnë për të arritur barazinë, duke dhënë si limit 2020-ën.

Image result for bbc world news studio

Image result for bbc white city

Image result for bbc broadcasting house studios

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme