BE: 10 ekipe të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për tërmetin në Turqi

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian ka thënë se dhjetë ekipe të kërkim-shpëtimit janë mobilizuar për të ndihmuar operacionet emergjente në Turqi.

“Dhjetë ekipe janë mobilizuar shpejt nga Bullgaria, Kroacia, Çekia, Franca, Greqia, Holanda, Polonia dhe Rumania për të mbështetur ekipet e para në terren”, thanë në një deklaratë komisionerët e BE-së, Josep Borrell dhe Janez Lenarçiq.

Italia dhe Hungaria kanë ofruar gjithashtu ekipet e tyre të shpëtimit, thuhet në deklaratë, shkruan AlJazeera.

Të ngjashme