Për Bashkimin Evropian, secila gjë për të cilën ka pajtim mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të jetë në përputhje me rregullat e bllokut.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Çështje të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano ka thënë në një pëgjigje për KOHËN se BE-ja është duke pritur informata të mëtejme prej partnerëve të saj, përfshirë rreth asaj se si zotimet e bëra do ta ndihmojnë Kosovën dhe Serbinë në avansimin e shtegut të tyre evropian.
Ai i është referuar Marrëveshjes së Ëashingtonit dhe ceremonisë së nënshkrimit nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në Ëashington, të premten.
“Palët kanë gjetur pika të përbashkëta se si t’i adresojnë çështjet e ndryshme në kuadër të normalizimit të raporteve të tyre. Palët duhet të flasin për veten rreth çështjeve në dokumente. Për BE-në, gjithçka për të cilën arrihet pajtim, duhet të jetë tërësisht në përputhje me EU acquis, rregullat dhe ligjet tona, ashtu si edhe t’i kontribuojë stabilitetit rajonal”.