Ndonëse jo siç ishte planifikuar, të dielën megjithatë, është zhvilluar një takim “virtual” mes Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që sipas Bashkimit Evropian, shënon edhe rifillimin formal të dialogut i cili ishte ndërprerë para gati dy vjetësh.
Pas këtij takimi, Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, ka thënë se palët kanë rënë dakord për agjendën e një takimi të radhës dhe ka paralajmëruar takimin me praninë fizike të palëve më 16 korrik në Bruksel