BE-ja do t’i fusë në listë të zezë 31 zyrtarë bjellorusë

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian do të vendos sanskione ekonomike ndaj 31 zyrtarëve të lartë të Bjellorurisë, përfshirë edhe ministrin e Brendshëm të këtij shteti duke filluar nga mesi i shtatorit, në reagim ndaj zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit që Perëndimi thotë se ishin kurdisur, shkruan agjencia Reuters.

Vendimin për sanksionet e kanë konfirmuar tre diplomatë të BE-së.

Protestat masive po vazhdojnë në Bjellorusi, duke shprehur pakënaqësinë ndaj zgjedhjeve që thuhen se janë kurdisur e ku fitues doli presidenti autoritar Alexander Lukashenko.

BE-ja po synon të ndëshkojë shtypjet e Qeverisë së Bjellorusisë dhe përkrah thirrjet për zgjedhje të reja.

“Ne fillimisht u pajtuam për 14 emra, por shumë shtete u ndjenë se nuk është e mjaftueshme. Tash kemi arritur pajtim në 17 emra shtesë. Ka zyrtarë të lartë përgjegjës për zgjedhje, dhunë dhe shtypje”, ka thënë një diplomat i BE-së.

Ministrat e jashtëm të BE-së kanë dhënë aprovimin për sanskione – udhëtimet në BE dhe ngrirjet e aseteve – në takimin në Berlin në fund të muajit të kaluar.

BE-ja ka thënë se sanksionet do të vendosen shumë shpejt.

“Nuk është pyetje nëse, por vetëm se kur”, ka thënë një zëdhënës i BE-së për media sot.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikat e Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka kritikuar të hënën arrestimet dhe kidnapimet në baza politike në Bjellorusi.

“Arrestimet arbitrare dhe politike në baza politike në Bjellorusi, përfshirë aksionet brutale të këtij mëngjesi ndaj Andrei Yahoraut, Irina Sukhiyt dhe Maria Kalesnikovas, janë të papranueshme. Autoritetet shtetërore duhet të ndalin frikësimin e qytetarëve dhe shkeljen e ligjeve të veta dhe obligimeve ndërkombëtare”, ka thënë Borrell.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme