BE-ja e hap në Mitrovicën veriore Panairin e shkathtësive, qytetarët njoftohen për programet në tregun e punës

Mitrovicë veriore | 10 Maj 2023 | 13:34 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, ka organizuar Panairin e shkathtësive, në pjesën veriore të Mitrovicës, raporton Ekonomia Online.

Në këtë panair, i cili është mbajtur në Shtëpinë e Evropës, kanë marr pjesë organizata të ndryshme të cilat operojnë në Kosovë.

Qytetarët e kësaj pjese në këtë panair kanë pasur mundësi që të informohen më afër me programet që këto organizata ofrojnë për të i’u ndihmuar atyre që t’i zhvillojnë shkathtësitë e tyre që të jenë më afër tregut të punës.

Panair i njëjtë është hapur gjatë së mërkurës edhe në Prishtinë. Përderisa në të dy qytetet të rinjtë paradite kanë diskutuar me përfaqësues të BE-së për kërkesat e tyre dhe aftësitë, krejt kjo me qëllim që BE ato t’i bëjë pjesë të programeve të saj në të ardhmen.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme