BE-ja kërkon uljen me 35% të emetimit të gazrave të makinave

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Vendet e Bashkimit Evropian, duke shprehur shqetësim rreth një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi ngrohjen globale, ranë dakord për të kërkuar një ulje prej 35 për qind në emetimet e makinave deri në vitin 2030.

i ministrave të mjedisit të BE-së në Luksemburg zgjati për më shumë se 13 orë, deri në mesnatë, për të arritur një kompromis mbi çështjen e emetimit të gazrave, e cila përplaste idenë e zvogëlimit të ndotjes me atë të ruajtjes së konkurrencës së industrisë, shkruan tch.

Rregullat përfundimtare tani do të hidhen në bisedime, që do fillojnë të mërkurën me dy organet e tjera ligjvënëse të BE-së: Parlamenti Evropian, i cili po kërkon një objektiv më ambicioz klimatik dhe Komisioni Evropian, i cili propozoi një ulje më të lehtë.

Në një deklaratë të përbashkët më herët, ministrat e BE shprehën shqetësim të thellë lidhur me një raport të OKB-së, që bënte thirrje për veprim të shpejtë dhe të pashembullt për të ndalur ngrohjen globale.

Disa vende kishin kërkuar një reduktim më të lartë prej 40 për qind në emetimet e makinave, në përputhje me objektivat e mbështetura nga ligjvënësit e BE-së javën e kaluar, ndërsa Irlanda dhe Holanda shprehën zhgënjim me marrëveshjen e arritur.

Gjermania, me sektorin e saj të automobilave, kishte mbështetur një propozim ekzekutiv të BE-së për një ulje prej 30 për qind për flotën e makinave dhe furgonave të rinj deri në vitin 2030, krahasuar me nivelet e 2021. Edhe më herët Gjermania kishte paralajmëruar se objektivat tepër sfiduese rrezikonin dëmtimin e industrisë dhe vendeve të punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme