Rrjeti Ballkanik i Raportimit Hetimor Ballkanik, ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për “Shpërblimet e Gazetarisë Investigative të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”, me qëllim të festimit dhe promovimit të arritjeve të jashtëzakonshme të gazetarëve hetues në Kosovë, raporton EkonomiaOnline.
Zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ricardo Serri, tha se Kosova ka një legjislacion të mirë, por edhe një bazë të mirë ligjore duke i lejuar kështu të gjithë gazetarët ta kryejnë punën e tyre.
Ai tha se gjatë këtyre viteve, gazetarisë në Kosovë nuk i kanë munguar sfidat e vështirësitë, por në mesin e kësaj ka pasur edhe ndërhyrje politike.
” Kosova ka një legjislacion të mirë dhe i lejon gazetarët ta kryejnë punën e tyre. Ka lajme të rreme por ka edhe medie që nuk e zbulojnë gjithë informacionin. Etika e gazetarisë ekziston dhe ka përgjegjësi të madhe në baza ditore. Por edhe presioni ndaj jush dhe ndërhyrja politike është diçka që ju e merrni në baza ditore. Për momentin jemi duke i mbështetur 2 projekte për gazetari hulumtuese. Ka projekte tjera që besoj që mund ta bëjnë zhvillimin e mëtutjeshëm të gazetarisë në Kosovë e rajon. Me qenë gazetare hulumtues është diçka mjaftë sfiduese e vështirë brenda një shoqërie kosovare”, tha ai.
Drejtoresha rajonale e Birn-it, Marija Ristic, tha se çmimet që ndahen për gazetari hulumtuese, janë ato që gjithmonë e freskojnë edhe më shumë këtë fushë.
“Ky është një mjet i rëndësishëm pasi kjo freskon gazetarinë hulumtuese më Kosovë. Kemi pasur aplikacione shumë të mie dhe juria ka pasur një detyrë të vështirë që ti selektojë ato”, tha ajo.
Aty u ndanë edhe 3 çmimet për gazetarët të cilët kanë aplikuar me skoriet e tyre hulumtuese.
Këto janë vendet fituese:
Vendi i 3-të, Ardiana Thaçi-Mehmeti,
Vendi i 2-të, Serbeze Haxhijaj,
Vendi i 1-rë, Saranda Ramaj.