BE-ja ndanë 380 milionë euro për të shpëtuar kompaninë e udhëtimeve Thomas Cook

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian përmes një deklarate ka bërë të ditur vendimin e saj për të ndihmuar Condor, degë e operatorit turistik të falimentuar Thomas Cook, me një ndihmë totale prej 380 milionë euro.

Po ashtu, deklarata njofton kushtet e rrepta të kredisë, ku thuhet se kredia pas gjashtë muajsh ose do të shlyhet plotësisht ose Condor do t’i nënshtrohet një rikonstruktimi gjithëpërfshirës me çka do të sigurojë qëndrueshmërinë e saj afatgjate.

“Kjo masë do të kontribuojë në sigurimin e vazhdimit të rregullt të shërbimeve të trasportit ajror dhe të shmangë pengesat për pasagjerët”, thuhet në deklaratë, përcjell Telegrafi.

E përballur me mungesë akute të likuiditetit, Condor aplikoi për kredi pasi agjencia britanike Thomas Cook ndërpreu punën e saj.

Më 23 shtator, Autoriteti i Aviacionit Civil njoftoi se Thomas Cook, një nga agjencitë më të mëdha turistike dhe të aviacionit, ka “pushuar së funksionuari me ndikim të menjëhershëm”.

Falimentimi i agjencisë ikonike turistike të Britanisë së Madhe, e themeluar 178 vite më parë, la më shumë se 20 mijë punonjës pa punë dhe së paku 150 mijë pushues të bllokuar jashtë vendit.

Rritja e rezervimeve online, paqartësitë rreth BREXIT-it, kriza financiare e vitit 2007 dhe kriza e ndryshimeve klimatike llogariten si faktorët kryesorë të falimentimit të agjencisë.

Rrënimi gjithashtu ndodhi për shkak të dështimit për të siguruar një ndihmë qeveritare. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme