BE-ja premton internet falas për të gjithë

Prishtinë | 30 Maj 2017 | 15:37 | Nga

Deri në vitin 2 020 BE-ja synon të mbulojë gjithë Evropën me pikat e ashtuquajtura “Funknetz-Hotspots”. Brenda tre vjetëve rajoni i BE-së duhet të mbulohet me rrjetin e internetit WLAN.

Çdo qytet, madje edhe një komunitet i vogël, duhet të pajiset me një qasje interneti pa kabëll në qendrat kryesore, parqe, shitore, spitale apo vende të tjera publike. Përdorimi i rrjeteve të radios duhet të jetë pa pagesë.

Kjo është të paktën e ashtuquajtura iniciativë “Wifi4EU”, e cila tani është miratuar nga përfaqësuesit e shteteve anëtare, Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian në Bruksel, përcjell albinfo.ch.

Financimi fillestar vjen nga vetë BE-ja: iniciativa “Wifi4EU” siguron 120 milionë euro të financimit. Komunat, të cilat nuk kanë ende një WLAN falas, mund të aplikojnë.

Gjithsej 6 000 deri në 8 000 komuna mund të përfitojnë nga programi online.

Në Bruksel, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka premtuar se iniciativa “Wifi4EU” do të “sigurojë çdo fshat dhe qytet në BE me internet falas në qendrat kryesore”.

Detajet e fundit mbi iniciativën “Wifi4EU” duhet të qartësohen deri në fund të vitit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme