BE-ja synon të kufizojë çmimet për energjinë

Prishtinë | 01 Sht 2022 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Bashkimit Evropian, Ursula von der Leyen do të përshkruajë idetë e Komisionit Evropian për kufizimin e çmimeve të energjisë në një fjalim më 14 shtator, tha një zyrtar i lartë.

“Zonja von der Leyen, Presidentja jonë, do ta përshkruajë këtë më në detaje më 14 shtator,” tha Mechthild Ëorsdorfer, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i departamentit të energjisë të komisionit, në një takim të komitetit të energjisë të Parlamentit Evropian.

Shtetet e Bashkimit Evropian janë të ndikuara nga lufta në Ukrainë, duke pasur vështirësi në sferën e gazit.

Të ngjashme