Delegacioni i Bashkimit Evropian në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, është shprehur se do të qëndrojë pranë popullit shqiptar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ndër të tjera delegacioni i BE-së është shprehur se vëmendja më e madhe në ditë të tilla do të fokusohet tek ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre.
“Sot, në Ditën e Pavarësisë, mendimet tona janë për popullin shqiptar, dhe në veçanti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre. Bashkimi Evropian, më shumë së kurrë, i qëndron pranë popullit shqiptar”, thuhet në shkrimin e tyre.