BE do të reagojë për të mbrojtur interesat e saj kundër tarifave për aluminin dhe çelikun nga SHBA, tha Komisioni të hënën, duke i cilësuar si të paligjshme dhe ekonomikisht kundërproduktive.
“BE nuk sheh asnjë justifikim për vendosjen e tarifave për eksportet e saj. Ne do të reagojmë për të mbrojtur interesat e bizneseve, punëtorëve dhe konsumatorëve evropianë nga masat e pajustifikuara. Vendosja e tarifave do të ishte e paligjshme dhe ekonomikisht kundërproduktive, veçanërisht duke pasur parasysh zinxhirët e prodhimit të integruar thellë që BE dhe SHBA krijuan përmes tregtisë dhe investimeve transatlantike”, thuhet në deklaratën e Komisionit Evropian.
Presidenti amerikan pretendoi të dielën se do të vendoste një tarifë prej 25% për çdo çeliku dhe alumin që vjen në SHBA, pa specifikuar nëse importet evropiane do të goditeshin. Trump ka njoftuar tashmë tarifa kundër Meksikës, Kanadasë dhe Kinës dhe ka treguar se do të synojë edhe BE-në./abcnews.al