Zëvendësshefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, së bashku me ekspertë të sektorit të IT-së në Kosovë kanë diskutuar rreth zhvillimit të këtij sektori në vend, raporton Ekonomia Online.
Serri tha se BE-ja në vazhdimësi po mban aktivitete të ndryshme ku po mbështetet teknologjia digjitale në Kosovë, por sipas tij këtu nevojitet angazhim i përbashkët.
“Sot është fushata ekonomike që ka zgjat që një muaj dhe tani është në fund me 20 qershor pas identifikimit të një numri të prioriteteve që duhet të bëjmë në këtë vend së bashku ku jemi përqendruar në arsim, mjedisin që një muaj e gjysmë kemi diskutuar shumë për ekonominë për zhvillimin e saj për krijimin e vendeve të punës inovacionin dhe roli që është në këtë zhvillim”, tha Serri.
Ai ka përmendur edhe papunësinë si një nga problemet kryesore në Kosovë dhe rajon.
“Është e qartë se papunësia është një nga problemet më të mëdha në Kosovë e rajon, por shifrat zyrtare si 30% e papunësisë duhet të jetë një shqetësim dhe brengë por është e rëndësishme për investimet e huaja dhe masat që duhet ndërmarrë qeveria për të trajtuar këto çështje përpos kompanive të mëdha duhet kuptuar dhe është një raport që është publikuar që thekson çështjet dhe rolin e makro ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për zhvillimin dhe kontributin e punësimit në Kosovë”, tha ai.
Serri tha se sektori i IT-së në periudhën e fundit është bërë një sektor mjaft i rëndësishëm për tregun evropian dhe botëror.
“Është e rëndësishme të keni këtë ide dhe të mund të konkurroni me ekonomi tjera, idetë e biznesit mund të kontribuojnë në këtë treg të IT-së. Sektori i IT-së është bërë goxha i rëndësishëm në tregun evropiane që përfaqëson 5% e ekonomisë botërore dhe digjitalizimi është duke transformuar ekonominë botërore”, shtoi ai, raporton EO.
Uranik Begu nga Qendra e Inovacionit në Kosovë (ICK) tha se BE-ja që disa vjet është duke investuar në Kosovë duke fuqizuar edhe më tutje sektorin ekonomik.
“Bashkimi Evropian ka qenë e angazhuar në këtë sektor dhe mendoj se shumë prej nesh këtu jemi përfitues projektesh dhe përmes zhvillimit ekonomik do ketë mundësi tjera”, tha Begu.
Vjollca Cavolli nga STIKK tha se Kosova ka mungesë të arsimit cilësor, ku mungojnë shkolla që mësojnë të rinjtë tanë në teknologji dhe IT.
“Shqetësimi kryesor është punësimi dhe brenga kryesore është arsimi në një reagim zinxhiror ka të bëj me papunësi, por arsimi është prioritet për Kosovën. Si sektor i IT po kemi vështirësi për arritjen e gjetjes së punëtorëve për kompanitë tona, kjo është një brengë pos kësaj edhe pse kemi disa nisma e shkolla fillore që kanë filluar nga 0 janë disa institucione që merren me arsim tretësor dhe kemi disa biznese që janë duke punuar me të rinjtë dhe fëmijë për të krijuar programet apo zhvillues softuerik, por na mungon shkolla e mesme qendra ekselencës sepse sektori i IT-së është i vetmi që nuk brengoset për diploma por na duhet vetëm fuqia e shkathtësisë“, tha Cavolli.
Ajo tha se kërkon nga BE-ja që në Kosovë të hap qendër për aftësi në IT sepse të gjitha sektorët tjera kanë nevojë për IT.
“Ne kërkojmë nga BE-ja të na krijoj një qendër të tillë të aftësisë në Prishtinë sepse ka nevojë të hapet një në Prishtinë dhe më pas të hapen në komuna tjera sepse sektori i IT-së është i domosdoshëm për sektore tjera”, tha ajo, raporton EO.