Prodhuesi i vaksinave AstraZeneca duhet t’i përmbahet dërgesave të premtuara në BE përpara se të eksportojë diku tjetër, ka thënë shefi i bllokut.
“Kompania duhet të respektojë kontratën që e ka me vendet anëtare”, ka thënë presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të enjten në mbrëmje.
“Mendoj se është e qartë se fillimisht kompania duhet ta arrijë hapin. Duhet ta respektojë kontratën që e ka me vendet anëtare të BE-së para se të mund të marrë angazhime të tjera për eksportim të vaksinave. Ne duam t’ia shpjegojmë qytetarëve tanë europianë se ata mund ta marrin pjesën e vaksinave që ju takon”, ka thënë ajo në një konferencë për media.
Ajo ka folur pasi udhëheqësit e BE-së mbajtën një samit për të diskutuar për furnizimin e vaksinave.
Në ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron i ka thënë gazetarëve se kjo ka shënuar “fundin e naivitetit” nga BE-ja.
Shpërndarja e vaksinave në shtetet e BE-së ka filluar ngadalë, dhe blloku ka fajësuar kompanitë farmaceutike – kryesisht AstraZeneca – që nuk i kanë dorëzuar dozat e premtuara.
AstraZeneca e ka mohuar se po dështon që ta zbatojë kontratën e saj.