Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, u largua nga shtëpia e Big Brother VIP ditën e premte, por siç u raportua dalja nga shtëpia ka bërë që ajo të përjetojë gjendje të rëndë emocionale.
Teksa Beatrix ka zgjedhur heshtjen, e ëma e këngëtares, Antigona Ramosaj, ka publikuar një letër që një mike e ngushtë ia dedikoi Beatrix.
Në të thuhet se pavarësisht rrethanave në një mënyrë ose tjetër do të paragjykohej sërish dhe se duhet që të vazhdojë rrugën përpara.