Këngëtarja Beatrix Ramosaj një muaj më parë solli projektin “Pa ndjenjë”, në të cilin erdhi me skena të nxehta.
Në klipin e kësaj kënge, i cili u komentua shumë, Beatrix vjen me disa skena “hot” me balerinin Kris Dalipi.
Madje, pas këtij klipi Beatrix po flitet që është në lidhje me Krisin dhe veprimi i fundit i saj vetëm sa shton më shumë dyshimet.
Në Insta-Story, Beatrix ka publikuar një foto të balerinit, i cili po gjendet në Amerikë, duke shkruar “Më mungoooon” dhe disa figura të zemrave sipër.
Se a ka diçka më shumë mes tyre, sesa vetëm shoqëri dhe bashkëpunim në klip, mbetet të shihet në vazhdim.