Gjatë fundjavës, kantautorja e suksesshme dhe me famë botërore, Bebe Rexha, i kishte informuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale se gjatë ditës së hënë do ta bëjë një lajmërim special, duke i lënë të presin me padurim për të mësuar për çfarë bëhet fjalë.
Dhe ashtu siç premtoi, këngëtarja me prejardhje shqiptare e bëri të ditur lajmin se po vjen me një bashkëpunim të veçantë, i cili është mirëpritur nga fansat.
Rexha do ta lansojë një videoprojekt të ri muzikor me titull, “Baby I’m Jelous”, në bashkëpunim me këngëtaren dhe rep artisten e njohur amerikane, Doja Cat. Kënga publikohet të premten më 9 shtator.
Nga fotografia që këngëtarja 31-vjeçare e ka postuar në Instagramin e saj, duket se klipi do ta sjellë këtë dyshe mjaft tërheqëse, derisa Bebe shkëlqen me flokët e kuqe dhe duket shumë më ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim.