Bebe Rexha ndjen tërmetin në Los Angeles: U trondita

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 17:00 | Nga Ekonomia Online

Los Angeles u dridh nga një tërmet të martën.

Rreth orës 11:41 të kohës lokale, një tërmet me një magnitudë 3,6 goditi lagjen Granada Hills, me më shumë se 3,000 banorë të cilët kanë raportuar se kishin ndjerë dridhjen, thuhet sipas NBC Los Angeles.

Menjëherë pas kësaj, pati ndërhyrje të forcave të ashtuquajtura “Mënyra e Urgjencës së Tërmetit”, duke anketuar qytetin për të vlerësuar për ndonjë dëm.

Dhe ndërsa fatmirësisht nuk u raportuan lëndime ose vdekje, disa të famshëm po ndjeheshin mjaft mirë, teksa disa të tjerë u tronditën.

Ndër të famshmit që e ka nderë këtë tërmet është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Artistja e cila është rritur në New York po qëndron këto ditë në Los Angeles për incizimin e këngës së saj më të re që do të dalë së shpejti.

Ajo bëri një status në rrjetin social Twitter, duke treguar se u trondit nga lëkundjet që ndjeu.

“Tërmeti më tronditi”, shkroi 30-vjeçarja në Twitter, teksa pranoi komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Më parë, Bebe Rexha ka treguar se vuan nga çrregullimet bipolare, ndaj çdo lëkundje me rrezik për jetën ndikon negativisht në shëndetin e saj fizik dhe mental.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme