Bebe Rexha ngacmon imagjinatën e ndjekësve me fotografi të reja

Prishtinë | 19 Qer 2021 | 15:40 | Nga Ekonomia Online

Artistja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është mjaft aktive në rrjete sociale, dhe vazhdimisht publikon fotografi e video nga jeta e saj e përditshme.

Bukuroshja bionde vazhdon të jetë ndër më të komentuarat në mediat rozë, e shpeshherë merr vëmendje përmes postimeve të saj në rrjete sociale.

Edhe përmes një postimi të fundit në rrjetin social “Instagram”, derisa u pa disa poza të reja nga pushimet.

Bebe zgjodhi që për këtë paraqitje të kombinojë ngjyrat bardh e zi, derisa nuk la anash edhe ekspozimin e tipareve të bujshme trupore.

Flokët i kishte lënë të lira mbi supe, kurse për makijazh këngëtarja vendosi disa nuanca më të errëta.

Ditë më parë Rexha ka sjell edhe disa pamje gjatë kohës që po kalon me të dashurin, me të cilin po ndan edhe momente intime.

Të ngjashme